OKB do të fillojë planin e ri për refugjatët sirianë në Turqi

Mos i humb

 

 

Organizata e Ushtimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) nga dita e nesërme do të nis një plan të ri 2-vjeçar për refugjatët sirianë në Turqi.

Drejtor i Emergjencës dhe Rehabilitimit i FAO-s, Dominique Burgeon, në një prononcim për Anadolu Agency (AA), para vizitës së tij në Turqi, bëri të ditur se “plani i resiliencës” së refugjatëve të Sirisë synon të përmirësojë sigurinë e ushqimit, të përforcojë mjetet e jetesës, të rrisë resiliencën e refugjatëve sirianë dhe të komuniteteve pritëse.

“Fokusi ynë në dy vitet e ardhshme është në dy fusha kryesore, në sigurinë ushqimore dhe bujqësinë si dhe në mjetet e jetesës”, tha Burgeon për AA.

Ai tha se plani përfshin programe profesionale që mundësojnë refugjatëve sirianë të rrisin, kultivojnë ushqimin e tyre dhe të marrin aftësi për të qenë në gjendje të punojnë në sektorin bujqësor në Turqi.

“Rreth 23 për qind e fëmijëve që janë refugjatë në Turqi janë të kequshqyer. Çmimi i pemëve dhe perimeve varion dhe ndonjëherë mund të jetë e papërballueshme, prandaj FAO kërkon bujqësinë për zgjidhje”, tha Burgeon.

Ai vuri në dukje se financimi i programeve në vitin 2017 dhe 2018 ishte siguruar nga një sërë burimesh si Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Japonia.

“Për programin tonë të ri ne shpresojmë të shtojmë edhe më shumë donatorë. Sa më shumë fonde të fitojmë, aq më shumë mund të bëjmë”, tha ai.

Më tej, Burgeon theksoi se për zbatimin e të gjitha programeve të planifikuar në Turqi do të jenë të nevojshme 95 milionë dollarë.

Ai bëri të ditur se do të takohet edhe me përfaqësuesit e qeverisë turke dhe partnerët ndërkombëtarë të FAO-s për të paraqitur një plan gjatë vizitës së tij në vend.

Burgeon pritjen e Turqisë për 3.5 milionë refugjatë sirianë “pa përçarje të mëdha” e vlerësoi si një arritje të madhe.

– Bashkëpunimi me qeverinë

“Unë uroj Qeverinë e Turqisë dhe popullin turk për mënyrën bujare që i kanë përfaqësuar refugjatët sirianë dhe i përgëzoj për mbështetjen që është siguruar”, u shpreh Burgeon, duke shtuar se FAO do të vazhdojë të punojë me qeverinë turke për të ndihmuar refugjatët.

Ai vuri në dukje se 900 njerëz, nga të cilët 30 për qind ishin turq dhe 45 për qind ishin gra, përfituan nga një projekt partneriteti me qeverinë turke për të gjetur mënyra për refugjatët që të fitojnë aftësi në sektorin e bujqësisë në pjesën juglindore të Turqisë në vitin e kaluar.

“Tani duam ta zgjerojmë këtë aktivitet në provincat e tjera dhe të ofrojmë trajnim në tema të reja”, tha Burgeon, duke theksuar se FAO është duke punuar në projekte të reja me sektorin privat dhe Odat e bujqësisë në provinca të ndryshme të Turqisë.

Ai përmendi një serrë që po ndërtohej në provincën jugore Osmaniye për banorët e Qendrës së Përkohshme të Akomodimit të provincës, të cilin pritet që ai ta vizitojë pasditen e sotme.

“Njerëzit që jetojnë në kamp marrin ndihmë ushqimore, por mund të mungojë shumëllojshmëria. Prandaj, ne do të ofrojmë trajnime dhe materiale në mënyrë që njerëzit të rrisin perimet e tyre në këtë serrë”, tha Burgeon.

Sipas kësaj organizate të OKB-së, afatshkurte dhe afatmesme e FAO-s për të adresuar krizën e Sirisë është në përputhje me strategjinë dhe politikën e qeverisë dhe iniciativat e vazhdueshme të partnerëve.

Ajo punon në koordinim të ngushtë me aktorë të ndryshëm, sidomos me Ministrinë e Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë së Turqisë, ndarjet provinciale të refugjatëve dhe azilkërkuesve në Turqi, Presidencën e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit dhe Migracionit, Ministrinë e Punës dhe Sigurisë Sociale, Ministrinë e Politikave Familjera dhe Sociale, agjencitë e OKB-së dhe partnerëve të tjerë humanitar dhe zhvillimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit