Erdogan dhe Putin do të diskutojnë për Sirinë

Mos i humb

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov, njoftoi se në takimin që do të zhvillohet mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin Putin dhe presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të diskutohet për hapat që duhet të ndërmerren pas tërheqjes së trupave ruse nga Siria.

Në një deklaratë për gazetarët, Peskov ka bërë të ditur se gjatë një vizite pune që Putin do të zhvillojë sot në Ankara do të diskutohet çështja e Sirisë.

Duke vënë në dukje se do të vlerësohen hapat që duhet të ndërmerren pas tërheqjes së trupave ruse nga Siria, Peskov tha se “Sigurisht që Putin do të flasë edhe për vizitën e tij që ka kryer në Siri. Do të diskutohen për çështjet që janë pikat kryesore të rendit të ditës kohët e fundit, si procesi i dakordimit politik në Siri dhe kryesisht rregullorja dhe përcaktimi i pjesëmarrësve në Kongresin e Dialogut Kombëtar”.

Pasi ka theksuar se gjatë vizitës gjithashtu do të diskutohet edhe për marrëdhëniet dypalëshe, Peskov është shprehur se “Krahas marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike një tjetër çështje që do të diskutohet është edhe ajo për ndërtimin e centralin nukleare Akkuyu dhe bashkëpunimin në fushat teknike-ushtarake”.

Putin gjatë një vizite ditën e sotme në bazën ajrore Himejmim në Latakia të Sirisë ku drejtoheshin sulmet ajrore të Rusisë në Siri kishte dhënë urdhrin për tërheqjen e trupave ruse nga Siria./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit