Gjermania paralajmëron se DEASH ende paraqet kërcënim të rëndësishëm

Mos i humb

Gjermania ka paralajmëruar të hënën se ende është shumë herët për të festuar një fitore të plotë dhe përfundimtare kundër grupit terrorist DEASH në Irak dhe Siri.

“DEASH vazhdon të jetë një kërcënim i rëndësishëm asimetrik”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane Rainer Breul në një konferencë shtypi në Berlin.

“Ende nuk kemi arritur një fitore të përhershme. Ne duhet të vazhdojmë angazhimin tonë të qëndrueshëm me partnerët tanë”, shtoi ai.

Kryeministri i Irakut Haidar al-Abadi njoftoi të shtunën se lufta kundër DEASH-it ka përfunduar dhe se forcat irakiane tani kanë në kontroll të plotë kufirin e Irakut me Sirinë.

Ai nënvizoi se derisa DEASH ka humbur të gjitha territoret që kontrollonte, ai ende përbën një kërcënim serioz terrorist si në Irak ashtu edhe në Siri.

Breul tha se Gjermania do të vazhdojë angazhimin e saj ushtarak si një anëtare e koalicionit global kundër DEASH-it./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit