Erdogan dhe Putin takohen në samitin e G20-tës

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka takuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, në margjinat e Samitit të Liderëve të G20-tës.

Takim Erdogan-Putin, i cili zgjati një orë, u realizua Qendrën Costa Salguero në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, ku po mbahet samiti dyditor.

Në fillim të takimit, Erdogan dha një deklaratë të shkurtër, duke e falënderuar presidentin rus Putin.

“Ndihem shumë i lumtur nga takimi në margjinat e G20-tës. Patëm mundësinë që të bisedojmë në lidhje me çështjet jetike. Derisa ne ishim duke biseduar, u takuan edhe kolegët tanë”, tha Erdogan.

“Bisedimet tona në lidhje me Rrjedhën Turke kanë rëndësi të madhe. Gjithashtu, edhe në lidhje me Idlibin. Samiti katërpalësh në Stamboll kishte një rëndësi shumë të madhe. Besoj se ka hapa shumë të ndryshëm që duhet t’i hedhim. Edhe po te jetë e shkurtër dhe në përmasa të vogla, unë e shoh si të duhur të bisedojmë rreth Idlibit”, shtoi Erdogan.

Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, zëdhënësi presidencial, İbrahim Kalın, Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun dhe shefi i agjencisë së inteligjencës turke (MIT), Hakan Fidan.

Presidenti turk më herët gjatë samitit ka zhvilluar takime edhe me liderë të tjerë botërorë. Sot gjatë ditës ai takoi kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit