Erdogan: Grupi terrorist YPG/PKK është po aq i rrezikshëm sa DEASH-i

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje botës të kuptojnë se grupi terrorist YPG/PKK është po aq i rrezikshëm sa DEASH-i.

“Për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, unë ftoj të gjithë botën të shohin, të pranojnë dhe të marrin një qëndrim. YPG/PKK-ja është po aq e rrezikshme sa organizata terroriste DEASH”, tha presidenti Erdogan në një ceremoni të mbajtur në Ankara.

Erdogan përsëriti se Turqia nuk ka asnjë problem me vëllezërit e saj kurdë, por me organizatat terroriste.

Ai po ashtu përmendi se zona e sigurtë në veri të Sirisë do të lejojë rreth 2 milionë refugjatë sirianë të kthehen në shtëpitë e tyre.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat, në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Të martën, presidenti Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një takim në qytetin bregdetar rus Soçi.

Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së brenda 150 orëve do të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë, ndërsa forcat e sigurisë turke dhe ato ruse do të kryejnë patrullime të përbashkëta atje.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit