YPG/PKK vazhdon sulmet pavarësisht marrëveshjes Turqi-Rusi

Mos i humb

Grupi terrorist YPG/PKK ka vazhduar sulmet gjatë ditës së sotme mbi rrethin Tal Rifat të Sirisë, pavarësisht marrëveshjes turko-ruse që parashikon tërheqjen e tyre nga rajoni.

Sulmet e terroristëve, të cilët duhet të largohet nga rajoni deri më 29 tetor, u zmbrapsën nga Ushtria Kombëtare Siriane (SNA).

YPG/PKK-ja u përpoq të depërtonte në vijat e frontit në jug të qytetit Azaz dhe në juglindje të provincave të Afrinit.

SNA u përplas me terroristët me armë të rënda. Pas përplasjeve, Forcat e Armatosura Turke (TSK) shënjestruan vendet e terroristëve të YPG/PKK-së në Tal Rifat.

Një sulm tjetër i djeshëm nga terroristët martirizoi katër ushtarë të SNA-së dhe plagosi shtatë të tjerë në Azaz.

Sulmet erdhën pasi Ankaraja dhe Moska të martën arritën një marrëveshje sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së brenda 150 orëve do të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë veriore.

Të mërkurën, tërheqja e YPG/PKK-së nga Siria veriore filloi në përputhje me marrëveshjen turko-ruse të së martës.

Më 9 tetor, Turqia filloi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët nga Siria veriore në lindje të lumit Eufrat, të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit