Erdogan inaguron Xhaminë Qendrore të Kölnit

Mos i humb

Të shtunën presidenti turk, Erdogan merr pjesë në hapjen zyrtare të xhamisë qendrore të Kölnit.

Presidenti turk, Erdogan të shtunën qëndron në Köln, ditën e fundit të vizitës në Gjermani, për të inaguruar zyrtarisht xhaminë qendore të Kölnit. Në një fjalim për afër 20 minuta, presidenti turk pritet të prekë edhe shqetësimin për rritjen e radikalizmit të djathtë në Gjermani.

Presidenti turk takohet të shtunën edhe me kryeministrin e landit të Renanisë-Veriore-Vestfalisë, Armin Laschet. Takimi i planifikuar në një kështjellë duhej të ndryshohej, sepse pronarët e saj e refuzuan atë për arsye të bindjeve të tyre politike.

Laschet takohet pasdreken e së shtunës me presidentin turk në ambientet e aeroportit të Kölnit. Të shtunën Erdogan e mbylli qëndrimin në Berlin me një mëngjes pune me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Erdogan largohet nga Gjermania të shtunën rreth orës 18:00.

Pas takimit me Armin Laschet, Erdogan inaguron xhaminë qendrore të Kölnit. Kjo është një xhami e Unionit Turko-Islamik, Ditib që shihet në Gjermani si krahu i zgjatur i qeverisë turke. Ditib nga ana e saj e mohon këtë dhe thotë, se është një organizatë e pavarur. Në ceremoninë e hapjes së xhamisë qendrore nuk do të marrin pjesë politikanë gjermanë të nivelit të lartë.

Xhamia Qendrore e Kölnit është një nga xhamitë më të mëdha në Europë. Një kompleks modern betoni dhe xhami e ngritur nga dy arkitektë gjermanë, me një kupolë 36,5 metra të lartë dhe një minare 55 metra të lartë. Falja e parë në xhami u bë në qershor 2017./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit