Erdogan mallkon ata që e përdorin fjalën ‘Islam’ si epitet për të përshkruar terrorizmin

Mos i humb

Çmimi, ngjyrat dhe risitë, ky është iPhone 12 nga Apple

Paksa me vonesë krahasuar me vitet e shkuara, por Apple ka prezantuar më në fund iPhone 12 me pjesën tjetër të gjeneratës...

Kosova hap teatrot e kinematë/ Fatos Berisha: Shembje e teatrit traumë, udhëtimi im i paligjshëm drejt Shqipërisë

Katër aktorë të rinj kosovarë që në praglufte vijnë në Tiranë në mënyrë të paligjshme për të takuar idhullin e tyre.

Manastirliu: Edhe 10 grupe të reja epidemiologësh në Tiranë, bonusi special deri ditën e fundit të epidemisë

“Pas rritjes me 30% të kapaciteteve të ekipeve të epidemiologëve për gjurmimin, hetimin dhe testimin, rrisim edhe me 10 grupe të reja...

Ulua rrogën derrave deputetë”, shpërthen naftëtari në Ballsh: Na keni vënë shkelmin në grykë. Mos e dhëntë Zoti një konflikt me grekun…

“Ulua rrogën atyre derrave, deputetëve, me 3 mln leke. Përse i duan mor burrë?! Kënaqen ata kur qajmë ne. Turpi i mbuloftë!”.

Pas Samitit të NATO-s në Londër Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) pati një takim me qytetarët turq dhe komunitetin mysliman që jeton në Angli.

“Përmes jush po ju dërgoj prej këtu përshëndetjet e mia të vuajturve të Azisë, Afrikës, Turkistanit, Kashmirit, Jemenit, Libisë e Sirisë, zemrat e të cilëve rrahin bashkë me tonat. Gjithashtu u përcjell përshëndetjet e mia vëllezërve palestinezë, të cilët vazhdojnë t’i dalin për zot Jerusalemit, Qabesë tonë të parë”,- u shpreh Presidenti Erdoan në fjalën që mbajti këtu.

Turqia është në duar të sigurta; në të mbretëron paqja dhe qetësia,- theksori Erdoan dhe shtoi: “Aktualisht, Turqia është shumë më e fortë se sa 17 vjet më parë. Sot ajo nuk është vendi që përdoret në çdo skenar, por një vend që e ndërton vetë lojën në rajonin e saj dhe i shkatërron skenarët. Aktualisht, ky nuk është një vend që shtrin duart për të marrë disa miliarda dollarë [borxh], por është një shtet bujar që ofron sasinë më të madhe të ndihmave humanitare në botë në raport me të ardhurat e saj kombëtare. Ekonomia turke është rritur 3,5 herë në krahasim me 2002, dhe të ardhurat kombëtare për frymë janë rritur nga 3.500 dollarë në 9.700 dollarë; kemi një Turqi që çdo vit thyen rekorde në eksport. Sot kemi një Turqi, e cila e ka përfunduar ndërtimin e infrastrukturës së saj të transportit me rrugët e saj, urat, linjat e trenave me shpejtësi të lartë, tunelet, kryqëzimet, viaduktet, aeroportet, të cilat janë ndër tre aeroportet më të mëdha ajrore në botë, dhe ‘gjerdanët’ e rinj të transportit që lidhin Azinë me Evropën. Sot kemi një Turqi me një flotë të fuqishme që mbron të drejtat e saj në Egje, detin e Zi dhe Mesdheun Lindor. Kjo është pra Turqia, e cila ka hapur krahët e saj dhe mirëpret më shumë se 4 milion refugjatë”.

Kreu i shtetit turk kujtoi se emri i Islamit vjen nga fjala arabe “silm”, që do të thotë “paqe”.

Islami është feja e paqes. Ju nuk mund të bëni paralele midis fesë sonë – fesë së paqes- dhe nuk mund ta vendosni Islamin si epitet pranë terrorizmit. Dhe unë i mallkoj ata që e përdorin këtë frazë, të mos më gjykojnë aspak. Ata duhen pyetur: «Kush i vrau 51 myslimanët në Zelandën e Re ndërsa ishin duke falur namazin?» Vrasësi ishte një i krishterë. A e quajtëm ne atë ‘terrorist i krishterë’? A e kemi përdorur ne një shprehje të tillë? Nuk e kemi përdorur dhe nuk do ta bëjmë këtë. Pse? Sepse feja jonë – Islami – nuk na lejon që ta bëjmë një diçka të tillë. Le të flasim së pari për mënyrën e pajtimit të marrëdhënieve midis feve tona. Fatkeqësisht, për momentin, disa liderë të paedukatë të vendeve të respektuara ende e përdorin shprehjen “terror islamik”. Kjo është e papranueshme. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Ne vazhdimisht kemi thënë dhe e themi gjatë takimeve bilaterale: “Mos i përdorni këto shprehje. Pasi na lëndoni duke e bërë këtë”, tha Presidenti Erdoan.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Konsola e edicionit special PS5 Spider-Man është absolutisht e mrekullueshme

Tani jemi vetëm disa javë larg nga prezantimi zyrtar i Sony PS5, me lojtarë në të gjithë botën që po presin të...

Lufta ndaj Covid-19, Uellsi deklaron izolim dy javor

Nga 23 Tetori deri në 9 Nëntor do të rikthehet në një izolim pothuajse të plotë, një masë e cila u mor...

Konflikti vazhdon në Nagorno-Karabakh, të paktën 810 viktima

Një armëpushim i ri, i vendosur të shtunën në mesnatë që synonte ndalimin e luftimeve për rajonin e Nagorno Karabakut, duket se...

Maqedonia e Veriut drejt orës policore, Ministri i Shëndetësisë apel: Situata serioze, hapi i ardhshëm…

Maqedonia e Veriut po shënon shifra të larta të COVID-19 dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëron se vendi nuk është shumë...

Korbat e kurorës/ Legjenda e zogjve të Kullës së Londrës, që mbrojnë Britaninë

Këta zogj që shihni në pamje e kanë ndërtuar folen e tyre në Kullën e Londrës dhe madje kanë një kujdestar që...