Erdogan: Ndërtimi i aeroportit Gumushane-Bayburt do të përfundojë deri në 2020

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Kongresin e gjashtë të zakonshëm të AK Partisë në qytetin turk Gumushane paralajmëroi se punimet për ndërtimin e aeroportit në provincën verilindore turke Gumushane do të përfundojnë deri në vitin 2020.

“Dhashtë Zoti deri në vitin 2020 ta përfundojmë ndërtimin e aeroportit i cili do të shërbejë për rajonin Gumushane dhe Bayburt. Me këtë aeroport do të tejkalohen vështirësitë për shkak të udhëtimit të gjatë mes Gümüşhane dhe Bayburt”, tha Erdogan.

Gjatë fjalimit të tij presidenti Erdogan mes tjerash tha se “Llogaritë e bëra dhe hartat e vizatuara në krye të një tryeze për shtetin dhe rajonin tonë, ashtu siç i kemi shqyer dhe i kemi hedhur para një shekulli, edhe sot me ndihmën e Allahut, në të njëjtën mënyrë do t’i shndërrojmë në lecka”.

Ai tha se “me përparimin e hetimeve kundër FETO-s shohim se struktura që ndodhet përpara nesh është projektuar me një plan aq delikat, saqë është e pamundur që kjo organizatë të jetë vepër e njerëzve tanë”.

Duke theksuar se rendi në botë mund të jetë gjithmonë problematik, por që për momentin po përballet me një funksionim të shtrembër, Erdogan tha se “Disa shtete e shohin gjithë botën si pronë e tyre dhe mendojnë se kanë të drejtën e vendosjes së rregullave dhe të shkeljes së tyre, ashtu siç duan”.

“Ndërsa nëse shikojmë historinë vërejmë se tiranët, faraonët e mizorë të shumtë duke vepruar me të njëjtin mendim kanë shkaktuar shkatërimin e vetvetes dhe të rajoneve të tyre. Qytetërime të shumta të shkëlqyera, sekretet e të cilave edhe sot e kësaj dite nuk kemi arritur t’i zbulojmë, ishin shkatërruar nga forcat të cilat nuk kanë virtyte të tjera përveç vrasjes dhe shkatërrimit. Nëse shikoni shkatërrimet e qytetërimeve në Iran, Irak, Siri, Egjipt, Afrikën Veriore, Andaluzi, Azinë Jugore, Amerikën Jugore, gjithmonë shihni historitë e ngjashme”, tha Erdogan.

“Por, ajo çfarë është më tërheqëse është që asnjëra prej forcave të cilat shkatërruan qytetërimet e lashta nuk arritën të jenë të përhershme në historinë botërore. Për një kohë të shkurtër u shkatërruan ose u tërhoqën në predhat e tyre. Edhe sot jemi përballë një vrazhdësie të ngjashme. Një grusht i trashëgimisë që ka mbetur nga problemet e lashta të njerëzimit, përsëri është marrë në objektiv nga një pushtues i vrazhdtë. Edhe shteti ynë është një nga këto objektiva”, shtoi Erdogan.

Presidenti Erdogan gjatë fjalimit të tij po ashtu bëri të ditur se do të ndërtohet një aeroport i përbashkët për qytetet Bayburt dhe Gumushane në Turqi./Rtv Islam

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit