Siri, nga sulmet e regjimit humbin jetën disa civilë

Mos i humb

Nëntë civilë e kanë humbur si rezultat i sulmeve në rajonin e Gutës Lindore, që gjendet nën rrethimin e regjimit të Bashar Asadit në Siri.

Sipas informacioneve të gazetarëve të AA-së në Gutën Lindore, forcat e regjimit sirian kanë kryer sulme intensive ndaj vendbanimeve civile në rajonet Haresta, Arbin, Duma, Ayn Terma, Merc dhe Misraba.

Që nga orët e hershme të mëngjesit, forcat e regjimit kryejnë sulme ajrore ndaj Gutës Lindore, e cila ndodhet në kuadër të zonës së deeskalimit.

Në sulmet e regjimit ndaj qarkut Duma të paktën 20 civilë kanë humbur jetën, në mesin e të cilëve ka edhe fëmijët ndërsa pesë të tjerë janë plagosur.

Sipas vlerësimeve të para në sulmet e kryera në rajonin Misraba kanë humbur jetën të paktën katër civilë. Zjarret e mëdha të përhapura pas sulmeve, u shuan nga ekipet e Mbrojtjes civile.

Të plagosurit nga sulmet u dërguan në spitale nga ekipet e Mbrojtjes Civile në Siri (Helmetat e Bardha).

Në sulmet e djeshme të regjimit, humbën jetën të paktën 12 civilë.

Në raportin e publikuar dje nga ekipet e Mbrojtjes Civile thuhet se në sulmet intensive të regjimit sirian në Gutën Lindore mes datave 14-17 nëntor jetën e kanë humbur 45 civilë nga të cilët tre gra dhe 13 fëmijë.

Turqia, Rusia dhe Irani në takimin e mbajtur në Astana më 3 dhe 4 maj e shpallën Gutën Lindore si një nga “zonat jokonfliktuale”. Regjimi i Asadit shpesh herë shkel armëpushimin që ka hyrë në fuqi më 22 korrik./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit