Erdogan: Pranë realizimit të synimit për një Turqi më të madhe dhe më të fuqishme

Mos i humb

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha: “Objektivit për një Turqi të madhe dhe të fuqishme i jemi më afër se kurrë”.

Ai mbajti një fjalim në Takimin e Eksportuesve të Shërbimit në Stamboll dhe nënvizoi se janë të lidhur ngushtë me objektivin për të rritur eksportin në 500 miliardë dollarë.

Me një rritje pozitive në çerekun e tretë të vitit Turqia ka hyrë përsëri në periudhën e rritje, bëri të ditur Erdoan duke shtuar se inflacioni ka rënë, të dhënat e punësimit japin sinjale pozitive, rreziku i premiumit të Turqisë, që një herë e një kohë ishte në 500, tani ka rënë në 280 dhe bursa arritur majën e 1 viti e gjysmë.

Ai tha se indeksi i besimit ekonomik në muajin nëntor duke u rritur 1,7% arriti në 91,3% kurse numri i kompanive të hapura gjatë këtij muaji, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shënoi një rritje 10,2%.

“Të gjitha këto zhvillime tregojnë se gjërat po shkojnë mirë, dhe rimëkëmbja ekonomike vazhdon me shpejtësi. Objektivit për një Turqi të madhe dhe të fuqishme i jemi më afër se kurrë”, shtoi Erdogan.

Presidenti i Turqisë në lidhje me projektin “Kanali i Stambollit” tha se në javët e ardhshme do të bëhet tenderi dhe do të fillojë projekti.

Ndërkaq ai rikujtoi se në Malajzi nënshkruan 17 marrëveshje dhe këto marrëveshje janë shumë të rëndësishme për të treguar se ku mund të shkojë e ardhmja e Turqisë jo vetëm në rajon, por edhe në fushën ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit