Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në Turkmenistan nga homologu Berdimuhamedov

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u prit me një ceremoni zyrtare nga presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdimuhamedov, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan dhe Berdimuhamedov në ceremoninë e mbajtur në pallatin presidencial Oguzhan pas intonimit të himneve kombëtare të të dy vendeve përshëndetën trupën dhe prezantuan ndaj njëri tjetrit delegacionet.

Pas ceremonisë zyrtare, Erdoğan dhe Berdimuhamedov kaluan në takim dypalësh dhe në fund të bisedimeve dy liderët morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, ministri i Arsimit Mahmut Özer, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli, ministri i Tregtisë Mehmet Muş, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoğlu, shefi i Kabinetit për Komunikim Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Zyrës së presidentit turk, Ibrahim Kalin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit