Erdogan: Turqia dhe Tunizia kanë pikëpamje të ngjashme për Kudsin

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Tunizi, tha se Turqia dhe Tunizia kanë pikëpamje të ngjashme në shumë çështje aktuale ndërkombëtare, me në krye çështjen e Kudsit.

“Për sa i përket zhvillimeve rajonale, ne kemi pikëpamje të ngjashme në shumë çështje aktuale ndërkombëtare, me në krye çështjen e Kudsit. Këto pikëpamje të ngjashme, njëlloj sikurse njëllojshmëria në flamujt tanë, tregon haptazi unitetin tonë. Kjo është ajo që quhet “një flamur”. Uroj që kjo të jetë edhe pasqyrim i jashtëm i shpirtrave tanë”, tha Erdogan.

-“Qëndrimi i vendeve të BE-së, shumë i rëndësishëm për njohjen e Palestinës si shtet”

Erdogan, në Tunizi deklaroi se “Do të zhvillojmë të gjithë së bashku punimet për të siguruar njohjen e Palestinës si shtet në të gjithë botën. Në këtë pikë është shumë i rëndësishëm qëndrimi i vendeve të Bashkimit Evropian”.

-“Është e pamundur të bashkëveprohet me Asadin, ai është terrorist”

“Është e pamundur të bashkëveprohet me Asadin në Siri, sepse si do të mund ta përjetojmë të ardhmen me një president të Sirisë i cili ka vrarë afër një milion qytetarë të tij. A do të dëshironte populli sirian të shihte në krye një njeri të tillë? E them haptazi dhe qartë, Asadi është terrorirst që ka kryer terror shtetëror”, tha presidenti i Turqisë, Erdogan./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit