Erdogani deri në fund të vitit do të vizitojë Irakun

Mos i humb

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan deri në fund të vitit do të vizitojë Irakun, njoftoi ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu.

“Presidenti Erdogan do të vizitojë Irakun për të mbajtur takimin e katërt të nivelit të lartë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik kah fundi i viti”, tha Çavusoglu pas takimit të tij me homologun irakian Mohamed Ali al-Hakim në kryeqytetin e Irakut, Bagdat.

Duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, Çavusoglu tha se me homologun e tij ndër temat e tjera kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha dimensionet dhe shkëmbyen mendime mbi çështjet rajonale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit