Escobar thirrje Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë: BE të ritheksojë politikën e saj të dyerve të hapura

Mos i humb

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane, Gabriel Escobar në Samitin për Demorkacisë së Evropës Juglindore, i ka bërë thirrje Serbisë që të bashkohet në grupin që i kanë vendosur sanksione Rusisë për pushtimin e Ukrainës prej 24 shkurtit.

Në fjalën e tij ai është shprehur optimist për shtetet e Ballkanit Perëndimor që të bëhen anëtare të plota të BE-së, ndërsa shton se kjo e fundit duhet të ritheksojë politikën e saj, për të pranuar shtetet të bëhen pjesë e saj.

 “Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord që Rusia të paguajë çmim për këtë [pushtimin e Ukrainës] përmes sanksioneve, duke mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj.

Shpresoj që Serbia do t’i bashkohet këtij grupi dhe do të harmonizojë sanksionet kur të formohet Qeveria.

Unë mendoj se është e rëndësishme që BE-ja të ritheksojë politikën e saj të dyerve të hapura. Dhe kjo politikë nuk vlen vetëm për Ukrainën dhe shtetet e tjera në rrezik, por gjithashtu na kujton se gjashtë vende të tjera janë më përpara Ukrainës.

Jam shumë optimist për perspektivat e shteteve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen anëtare të plota të BE-së.”- është shprehur ai. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit