Është zbuluar në detajet më të vogla grupi që likuidoi Ivanoviçin!

Mos i humb

Është zbuluar një raporti sekret i shërbimeve të inteligjencës  ndërkombëtare që tregon saktësisht për grupin që vrau Oliver Ivanoviçin.

Një grup prej pesë përsonave janë përfshirë në një raport të një Shërbimi të Intelegjencës Ndërkombëtare, që bëjnë fajtorë njerëzit që likuiduan Oliver Ivanoviçin.

Në raport thuhet se “ekipi që vrau, Oliver Ivanoviçin, përbëhet nga pesë persona të lidhur me klanin Vozdovacki dhe të cilët janë rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe”.

Milan Radoiçiç ishte në rreth, “ai dha urdhra për të fshirë disa gjurmë dhe fakte”.

“Ekipa ishte në motelin Octan në Leshak ku ka qëndruar një muaj para aktit. Gjatë kësaj periudhe, anëtarët e ekipit shpesh kanë dalë në Mitrovicë. Ata janë parë në një Range Rover të bardhë dhe madje u ndaluan nga policia për tejkalim të shpejtësisë në Zveçan (vetura është e vëllezërve Vuloviç me targa BG-788-GN). Por, u kërkua nga njësia policore përgjegjëse të fshinin të gjitha gjurmët e këtij interpelimi. Ashtu edhe u veprua,” sqaron në detaje ky raport i një Shërbimi të Intelegjencës Ndërkombëtare.

Aty thuhet se gjurmimi është bërë me kujdesin dhe diskrecionin më të madh.

“Pasi operacioni u krye më 16 janar 2018 në mëngjes, ekipi u nda në dy pjesë.  I pari arriti në aeroportin e Beogradit, ndërsa tjetri fluturoi nga aeroporti i Prishtinës,” thuhet në raport. Destinacioni i tyre ishte Tajlanda për dy muaj.

Sipas këtij raporti që e boton edhe Arbresh.info, protagonistët e grupit të Beogradit, saktësisht personat që fluturuan nga Beogradi ishin Joco- burrë dhe Bojana-grua.

Grupi i Prishtinës fluturuan nga Prishtina, konkretisht Pedja ose Predraj- burrë, i cili është vrasës që ka dalë nga burgu me ndihmën e BIA, më parë kishte vrarë një polic në Serbi, thuhet tutje në raport.

Personat tjerë që fluturuan nga Prishtina ishin Milosh-burrë dhe Barbara Segetin-grua.

Si element shtesë raporti thekson se personi Pedja është divorcuar nga Irena Dragojeviç.

“Të gjitha shpenzimet e pesë individëve gjatë qëndrimit të tyre në Motel Octan u morën nga Srdjan Vuloviç me nofkën Gene,”. Aty thuhet se menjëherë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, i lartpërmenduri ka pasur një sulm dhe është shtruar në spital.

Në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviçit, që ka ndodhur më 16 janar të këtij viti, më 23 nëntor Policia e Kosovës arrestoi Dragisha Markoviç, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë i angazhuar rreth hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Po ashtu janë arrestuar edhe Sasha Gjuriç, Marko Rashiç, si dhe Nedelko Spasojeviç. Markoviq e Spasojeviq janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin Oliver Ivanoviç, Policia po e kërkon nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit