Rusia regjistron numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19

Mos i humb

Rusia regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga koronavirusi (COVID-19) me 820 viktima, njoftuan sot autoritetet shëndetësore, duke e çuar numrin e vdekjeve në 179.243, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 19.630 persona rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e rasteve në 6.82 milionë ndërsa rastet aktive qëndrojnë në 552.479, thuhet në një raport të përditshëm të Task Forcës së urgjencës të koronavirusit në Rusi.

Numri i të shëruarve ishte 19.661 që nga e mërkura për të arritur në 6.09 milionë.

Megjithëse Rusia ka një gamë të gjerë vaksinash, vetëm 23.82 për qind e popullsisë së vendit ka marrë vaksinat kundër COVID-19.

Që nga dhjetori 2019, pandemia ka marrë më shumë se 4.46 milionë jetë në gjithë botën me mbi 213.9 milionë raste të raportuara, sipas Universitetit “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit