EULEX kontroll në shtëpinë e Jakup Krasniqit, ish-kryeparlamentarit të Kosovës dhe një nga figurat kryesore të UÇK-së

Mos i humb

Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Arsyet e shkuarjes se njësiteve të EULEX tek shtëpia e Jakup Krasniqit ende nuk dihen.

Ata janë ende duke qëndruar duke bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte edhe zëdhënës i UÇK-së.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës.

Aktualisht Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit