Eurobondi/ Ministrja Ibrahimaj: Nuk do merren 700 mln euro, por 650 mln euro. S’preken normat e deficitit

Mos i humb

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, po shqyrtohen raportet, nen per nen, të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2022”.

Një sqarim është dhënë nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e cila ka theksuar se eurobondi që ishte parashikuar të merrej 700 milionë euro, do të merret 650 milionë euro.

Shalsi: Një pikë tjetër ka të bëjë me emetimin e eurobondit i cili u miratua pas dërgimit të projektbuxhetit në Kuvend. Ka ndryshuar disa tregues që lidhen me financimin e defiçitit për vitin 2022. Për këtë arsye janë riformuluar nenet 10 dhe 19. Një shpjegim konciz për këtë pikë.

Ibrahimaj: Në projektbuxhetin e propozuar nuk ishte miratuar ende, nuk ishte përcaktuar ende, shtesa potenciale me rreth 200 mln euro. Në fakt procesi i eurobondit që është ende në finalizim, nuk është finalizuar ende si procedurë, po parashikohen të merren 650 mln euro nga 500 që ishin të parashikuara, të cilat kanë dhënë ndryshimet respektive në burimet e financimit. Nuk i prekin normat e deficitit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit