Lezhë/ Policia ndalon “Renault-in” për kontroll, sekuestron kokainën gati për shitje. Arrestohen dy persona

Mos i humb

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona, të cilëve u janë gjetur në posedim lëndë narkotike kokainë gati për shitje.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se dy të arrestuarit janë një 20 dhe një 43-vjeçar banues në Kurbin.

“Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas që lëviznin me automjet, posedonin lëndë narkotike kokainë, në Milot, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar tip “Renault”.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit G.J., dhe pasagjerit në këtë mjet shtetasit G. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. J., 20 vjeç dhe G. S., 43 vjeç, banues në Kurbin”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit