Eurostat: Grekët qëndrojnë më shumë përpara ekranit

Mos i humb

 

Sipas Zyrës Europiane për Statistika (Eurostat) qytetarët e Bashkimit Evropian (BE) kalojnë mesatarisht 2,5-3 orë në ditë përpara ekranit, kurse turqit mesatarisht 2 orë e 17 minuta.

Eurostat publikoi rezultatet e studimit në lidhje me kohën e kaluar përpara ekranit në aktivitetet si shikimi i programeve televizive apo luajtja e lojërave te qytetarët e 15 shteteve të BE-së gjatë viteve 2008-2015. Studimi i realizua me grupmoshën 20-74 vjeç.

Të dhënat e Eurostatit tregojnë se qytetarët e BE-së, përveç kohës së punës, mesatarisht 2,5-3 orë në ditë i kalojnë përpara ekranit.

– Më së shumti grekët, më së paku italianët qëndrojnë para ekranit

Grekët listohen në vendin e parë duke qëndruar më shumë se 3 orë në ditë përpara ekranit, kurse pas tyre vijnë qytetarët e Belgjikës, finlandezët, britanikët dhe hungarezët. Kurse italianët me 1 orë e 56 minuta janë populli i cili kalon më së paku kohë përpara ekranit në mesin e shteteve të BE-së.

Të dhënat po ashtu njoftojnë se turqit me 2 orë e 17 minuta humbin më pak kohë përpara ekranit se në përgjithësi të qytetarëve të BE-së. /Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit