Evidentohen 155 gene të reja në ADN njerëzore

Mos i humb

Evidentohen 155 gene të reja në AND njerëzore. Kështu evolucioni human vijon, histori e nisur 7 milion vite më parë kur historia biologjike e njeriut u nda nga ajo e gjitarëve të tjerë.

Ekspertët e Qendrës kërkimore bioteknike Alexander Fleming në Greqi kanë rindërtuar një lloj peme gjenealogjike të qenies njerëzore duke e konfrontuar më specie të tjera vertebrorësh.

Duke studiuar raportet ekzistuese kanë gjetur 155 gene të rinj në AND, dhe janë specifike të humanëve, gjë për të cilën është më e vështirë edhe për të dëshifruar funksionet.

Sipas kërkuesve, duket se 44 prej tyre janë të lidhur me defektet e rritjes ndërsa një tjetër luan rol të rëndësishëm në zemër.

Dhe madje ky i fundit është vërejtur si tek njeriu por edhe tek shimpanzetë pas ndarjes nga gorilla, duke vërtetuar se sa thelbësor mund të bëhet roli i një geni të ri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit