Ezani i parë në xhaminë më të madhe të Turqisë më 7 mars

Mos i humb

Në xhaminë e cila paraqet një ngërthim arkitektonik të ndërtimit Selxhuk, Osman dhe atij modern në të cilën në të njëjtën kohë do të mund të kryejnë adhurim 63.000 persona, ezani i parë do të thirret më 7 mars.

Ezani i parë në Xhaminë më të madhe në Turqi, Xhamia Çamlıca, gur themeli i së cilës u hedh para 6 vitesh, do të thirret më 7 mars, me rastin e Natës së madhe Regaip.

Në xhaminë e cila paraqet një ngërthim arkitektonik të ndërtimit Selxhuk, Osman dhe atij modern në të cilën në të njëjtën kohë do të mund të kryejnë adhurim 63.000 persona, ezani i parë do të thirret më 7 mars.

Kryetari i shoqatës për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e xhamive dhe shërbimeve kulturore në Stamboll, Ergin Külünk, në deklaratën për AA tha se me namazin e mëngjesit të ditës së enjte 7 mars, në xhami do të fillojë të thirret ezani dhe sala.

Përveç xhamisë në këtë kompleks do të bëjnë pjesë edhe muze, galeri artesh, librari, sallon konferencash, punëtori artesh dhe zonë parkimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit