Presidenti Erdogan hedh gur themelin e projektit “Tersane Istanbul”

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mori pjesë në hedhjen e gur themelit të një projekti gjigand që do të përfshijë qendra shkencore dhe të kulturës, hotele, muze si dhe marina në kantierin detar historik të Haliçit (Bririt të Artë) të Stambollit.

Erdogan, gjatë fjalimit të tij pranë të pranishmeve në ceremoninë e organizuar me rastin e hedhjes së gurthemelit të projektit të quajtur “Tersane Istanbul”, tha se projekti do të kontribuojë pozitivisht në të ardhurat e turizmit të vendit.

Ai theksoi se pas përfundimit të projektit, do të jetë qendra më e madhe shkencore në Evropë, duke shtuar se pritet që të vizitojnë rreth 30 milionë persona “Tersane Istanbul” pasi që të hapet.

Presidenti turk njoftoi se faza e parë e projektit pritet të hapet në muajin nëntor të vitit 2020.

Ai deklaroi se projekti do të përfshijë tre muze, ndër të cilat edhe muzeu i parë për gratë.

Qendra shkencore pritet të ketë “një qendër teknologjike me reputacion ndërkombëtar, një bibliotekë dixhitale tematike dhe qendër të inovacionit, programe trajnimi, punëtori dhe aktivitete shkencore”.

Kantieri detar Haliç është themeluar në vitin 1455, dy vite pasi Stambolli u çlirua nga Fatih Sulltan Mehmedi i Dytë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit