Fabula Ezopi

Mos i humb

Botues: Botimet Efekos
Redaktor: Sali Sh. Salihu
Kopertina: Sali Sh. Salihu

Ndonëse skllavi grek Ezop, u ekzekutua mbi 2000 vjet më parë, fabulat e tij ushtrojnë ende një ndikim të fuqishëm te lexuesit e të gjitha moshave.

Ato bëhen mjaft të njohura për fëmijët përpara se këta të mësojnë të shkruajnë e lexojnë dhe formojnë një pjesë të qenësishme të edukimit tonë moral, ndërkohë që shprehjet e tyre kanë hyrë në fjalorin tonë të përditshëm bashkëbisedues.

Shprehje të tilla si “ujku, ujku!”, “qeni në grazhd” apo “rrush të papjekur” janë kthyer në shprehje simbolike për sjellje të tilla si pamençuria, padrejtësia apo gjendja e mjerueshme morale.

Si lexues, ne mund të mësojmë nga bëmat e dhelprës dinake, ujkut e gomarit budalla, por Ezopi kërkonte, gjithashtu, të nxirrte në pah pashpirtësinë dhe kotësinë e njerëzimit dhe kësaj ia del mbanë me zgjuarsi, qartësi dhe urtësi. Kjo përmbledhje përmban fabulat më të famshme të Ezopit.

Të gjitha këto së bashku paraqesin një “tryezë morale” që ka mbetur e pandryshuar përmes shekujve.

MUND TA POROSISNI NË : www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit