Njësia Speciale bllokon Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Mos i humb

Sot në orët e mëngjesit Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, Departamenti i Krimeve të Rënda po zhvillon një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, më konkretisht në Agjencionin Kadastral.

Krimet Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Rajonale të Prishtinës janë duke zhvilluar këtë aksion.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka konfirmuar për lajmi.net se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme.

Kelani nuk ka dhanë detaje shtesë për operacionin në fjalë.“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme.

Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit