Fatmir Mediu kthehet nga Vjena, djeg mandatin e deputetit

Mos i humb

Ashtu siç kishte deklaruar, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është kthyer nga Vjena ku ndodhej bashkë me kryedemokratin Basha dhe ka firmosur sot djegien e mandatit të deputetit, duke iu bashkuar kështu opozitës së bashkuar.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Klajdi Bodlli, i cili thotë gjithashtu se pritet një prononcim i zotit Mediu.

Zoti Mediu ndodhej për një vizitë zyrtare në Vjenë dhe Bruksel dhe për këtë arsye nuk i ishte bashkuar grupit të madh të deputetëve opozitarë, që ndërmorën aktin eksstrem pak ditë më parë.

Një tjetër deputet i opozitës, Nard Ndoka, pritet të djegë mandatin e tij menjëherë pas kthimit nga Brukseli. Ndoka e konfirmoi një gjë të tillë në një prononcim për “BalkanWeb” pak ditë më parë. Një tjetër deputete që ndodhet jashtë shtetit dhe që nuk ka firmosur ende djegien e mandatit është edhe Rudina Hajdari.

I vetmi që doli kundër vendimit të demokratëve ishte Myslim Murrizi, por Kryesia e Partisë Demokratike vendosi ta përjashtonte nga radhët e saj pas këtij vendimi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit