Fed: Luftërat tregtare të Trump-it dëmtojnë SHBA-në

Mos i humb

Një studim i Bankës Qendrore të SHBA-së (Fed) ka treguar se tarifat e imponuara nga presidenti amerikan Donald Trump në emër të mbrojtjes së industrisë vendase ka shkaktuar humbje të vendeve të punës dhe kosto të larta të prodhimit.

Sipas studimit me titull “Efekti i Tarifave Globale në Sektorin Amerikan të Prodhimit më 2018-2019” të përgatitur nga ekonomistët e Fed-it, Aaron Flaaen dhe Justin Pierce, tarifat shtesë doganore të presidentit amerikan ndaj importeve të prodhimeve të ndryshme, siç janë hekuri dhe çeliku, ka shkaktuar humbje të vendeve të punës dhe rritje të kostove të prodhimit.

Edhe pse tarifat shtesë të Trump-it mund të rrisin pjesëmarrjen e disa prodhuesve amerikanë duke i mbrojtur nga konkurrenca e produkteve të importuara në tregun e brendshëm, rritja e kostove të prodhimit mund ta dëmtojë fuqinë konkurruese të prodhuesve amerikanë në tregun e brendshëm dhe në tregjet e eksportit, thuhet në studimin e publikuar në ueb-faqen e bankës.

Studimi thekson se efektet afatgjata të tarifave të reja midis SHBA-së dhe partnerëve tregtarë mund të japin rezultate të ndryshme nga pritshmëritë dhe se tarifat deri më tani nuk e kanë përshpejtuar sektorin prodhues vendas.

Siç thuhet më tej, në përgatitjen e studimit ekspertët janë fokusuar vetëm në ndryshimet tarifore dhe nuk janë përfshirë paqartësitë në lidhje me politikën e ardhshme tregtare.

“Rëniet relative të vendeve të punës në sektorin e prodhimit dhe rritjet relative të kostove të prodhuesve lidhen me tarifat e vitit 2018”, thuhet në hulumtimin e Fed-it.

Sipas Fed-it, sektorët më të prekur si pasojë e kundërpërgjigjeve të vendeve të tarifuara nga Trump janë sektori i hekurit dhe çelikut, prodhuesit e automjeteve, pajisjet shtëpiake, pajisjet audio dhe video, pajisjet kompjuterike, pesticidet, prodhimet magnetike, media optike dhe sektori i lëkurës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit