Fëmija i sapolindur në Londër, i prekuri më i vogël në botë nga koronavirusi

Mos i humb

Një fëmijë i sapolindur në Londër, është bërë fëmija më i vogël në botë që preket nga kjo sëmundje.

Nëna e fëmijës është dërguar në spital disa ditë më parë me shenja pneumonie, derisa rezultatet pozitive me coronavirus dolën vetëm disa ditë para se të kryente lindjen, shkruan daily mail.

Të dy po trajtoheshin në spitale të ndryshme, dhe ishte thënë se gjendja shëndetësore e nënës ishte shumë e rëndë se e fëmijës.

Me të mësuar për gjendjen e nënës, mjekët e testuan menjëherë edhe fëmijën, vetëm pak kohë pasi kishte lindur. Vetëm se, ende nuk dihet nëse ishte infektuar derisa ishte në barkun e nënës, apo gjatë lindjes.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, shtatzënat dhe fëmijët e vegjël janë shumë pak të rrezikuar nga coronavirusi, ndërsa shfaqin vetëm simptoma të lehta.

Lajmi vjen në kohën kur në Britani të Madhe është rritur në 800 numri i të infektuarve me coronavirus, me 200 të prekur më shumë brenda një dite, ndërsa 11 raportohet të kenë përfunduar me fatalitet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit