Fillon samiti historik i udhëheqësve të dy Koreve

Mos i humb

 

 

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in, përshëndeti liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un sot gjatë takimit në samitin e tretë të dy Koreve dhe i pari që nga viti 2007.

Moon dhe Kim shtrënguan duart në zonën e përbashkët të sigurisë ndërkufitare të Panmunjom dhe më pas udhëheqësi i pjesës jugore të gadishullit pranoi ftesën e papritur për të kaluar shkurtimisht në anën veriore.

Më pas liderët u drejtuan drejt territorit të Koresë së Jugut së bashku për bisedime, të cilat para orëve të mbrëmjes pritet të kenë dy seanca.

Zyra presidenciale në Seul bëri të qartë se një samit i suksesshëm mund të nënkuptojë marrjen e hapave konkretë drejt denuklearizimit të Koresë së Veriut.

Nga ana tjetër, Kim tashmë ka njoftuar “ngrirjen” e testeve bërthamore dhe raketore ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që lideri i Koresë së Veriut të shkon dhe një hap më tej, në qoftë se dëshiron që vendit të tij t’i hiqen sanksionet globale.

“Do të mbahen bisedime të mira me presidentin Moon, me qëndrim të drejtpërdrejtë, të sinqertë dhe të arrijmë në një rezultat të mirë”, ka thënë Kim gjatë takimit në transmetimit direkt televiziv.

Nga ana e tij, Moon vlerësoi ndryshimin e Panmunyomin nga simboli i ndarjes në simbolin e paqes. Kufiri u ruajt fuqishëm nga fundi i Luftës së Koresë, e cila zgjati nga viti 1950 deri në vitin 1953. Ajo përfundoi me një armëpushim dhe jo me ​​një marrëveshje paqësore.

Pasi që filloi Samiti i dy udhëheqësve, Shtëpia e Bardhë ka shprehur optimizëm se bisedimet do të sjellin progres drejt paqes deri tani të paarritshme në Gadishullin Korean.

“SHBA çmon koordinimin e ngushtë me aleatin tonë, Republikën e Koresë dhe pret vazhdimin e diskutimeve të forta në përgatitje për takimin e planifikuar mes presidentit Donald Trump dhe Kim Jong-un, në javët e ardhshme”, tha Sarah Sanders, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit