Fillon vaksinimi kundër Ebolës në RD të Kongos

Mos i humb

Në provincën lindore Kivu Veriore të Republikës Demokratike të Kongos (RDK) filloi vaksinimi kundër Ebolës, e cila u rishfaq sërish pas 5 muajve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të mediave kombëtare, procedurat e para të vaksinimit filluan në qytetin Beni të provincës Kivu Veriore ku më 9 tetor u regjistrua rasti i parë me virusin Ebola.

Rreth 1.000 vaksina rVSV-ZEBOV Ebola dhe pajisje të tjera mjekësore u dërguan nga kryeqyteti Kinshasa në zonën epidemike në Kivu-n Veriore.

Vaksinimi filloi me 100 persona të cilët ishin të prekur me virusin Ebola.

Ministri i Shëndetësisë, Jean Jacques Mbungani tha se nën dyshimin për Ebola rezultoi pozitiv testi për Ebola tek një fëmijë 3-vjeç, i cili u trajtua në spitalin “Beni” më 9 tetor.

Ebola ka marrë jetën e mijëra njerëzve në Afrikë

Virusi Ebola i cili shkakton një lloj ethe hemorragjike, u shfaq për herë të parë në vitin 1976 me epidemi të njëkohshme në qytetin sudanez Nzara dhe Yambuku të RD të Kongos. Virusi u emërua sipas emrit të lumit pasi që epidemia në këtë vend u shfaq në një fshat pranë lumit Ebola.

Virusi Ebola në Afrikën Perëndimore u përhap në dhjetor të vitit 2013. Ndërsa në epideminë që u shfaq në Guine, Liberi dhe Sierra Leone në vitet 2014-2017 të paktën 30 mijë njerëz u infektuan me virus dhe më shumë se 11 mijë pacientë humbën jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit