Fitbit Sense 2 dhe Versa 4 marrin përditësimin e parë të softuerit

Mos i humb

Fitbit Sense 2 dhe Versa 4 të prezantuara në gusht po marrin përditësimin e tyre të parë të softuerit.

Firmware për të dy pajisjet vjen me versionin 1.184.52 dhe përfshin rregullime të gabimeve, përmirësime dhe veçori të reja.

Përditësimi i ri tani i lejon përdoruesit e Sense 2 dhe Versa 4 të përdorin altoparlantin dhe mikrofonin e integruar në pajisjeve për të bërë dhe marrë telefonata, shkruan GSM Arena.

Përveç kësaj, tani mund t’i mbuloni me dorë ekranet e Sense 2 dhe Versa 4 për t’i fikur nëse nuk dëshironi të prisni që të fiken automatikisht pas disa sekondash ose kur e ulni poshtë kyçin e dorës.

Për më tepër, përditësimi i softuerit sjell Google Pay si një opsion të ri pagese në Sense 2 dhe Versa 4.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit