Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit dhe Kakavijë

Mos i humb

Afrimi i festës së vitit të ri ka bërë që shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendet e Bashkimit Europian të rikthehen për pushime në Shqipëri. E kjo ka sjellë edhe fluks në portin e Durrësit dhe pikën kufitare në Kakavijë.

Sipas të dhënave të fundit në portin e Durrësit hyjnë mbi 2500 persona me 1500 automjete, ndërsa në 5 ditët e fundit kanë kaluar mbi 28 mijë pasagjerë.

Drejtorja e Kufirit dhe Migracionit, Lindita Nushi thotë se janë marrë të gjitha masat për menaxhimin e fluksit në hyrje, por edhe të atij në dalje që nis që në ditët e para të janarit.

“Për këtë qëllim është hartuar një plan i detajuar bashkëpunimi me të gjitha institucionet që veprojnë në Port”, ka thënë ajo. Fluks në hyrje po regjistrohet edhe në pikat doganore tokësore, kryesisht me Greqinë./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit