Ristoska: Nuk mund të luftojmë kundër korrupsionit pa reforma në financimin e partive politike

Mos i humb

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Lençe Ristoska, thotë se është e zhgënjyer që pas hetimeve të PSP-së për rastin “Talir”, kur u zbulua se në llogarinë partiake të OBRM-PDUKM-së në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2015 në mënyrë joligjore kanë hyrë 5 milionë euro, nuk është zhvilluar debat publik për ndryshime të mundshme ligjore në lidhje me mënyrën e financimit të partive politike.

“Jam e zgjënjyer që përkundër faktit që ndodhi ndryshim i pushtetit, nuk u zhvilluar debat në lidhje me financimin e partive politike dhe nuk u hap pyetja se si në plan afatgjatë do të luftohet korrupsioni nëse nuk zbatohen reforma të cilat do të shënjestrojnë pikërisht procesin e financimit, transparencën e tij dhe subjektet e përfshira në atë proces”, tha Ristoska për BIRN.

Sipas saj, është e detyrueshme të hapet debat për ndryshime në Ligjin për financim të partive politike, për parandalimin e larjes së parave dhe për informatat e karakterit publik, ku partitë politike janë të izoluara./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit