Flutura Açka kërkon të ndryshojë komision parlamentar

Mos i humb

Deputetja demokrate Flutura Açka ka bërë një kërkesë për të ndryshuar komisionin parlamentar, pasi dha dorëheqjen nga kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe u caktua anëtare në këtë komision.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, Açka ka kërkuar që të marrë pjesë në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Sipas Açkës, zgjedhja e saj në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik është bërë forcërisht nga drejtuesit e Grupit Parlamentar të PD-së.

Kërkesa e saj pritet të votohet në Kuvend, në seancën e sotme plenare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit