Më 01.08.2024, kryetari i Fondacionit të Rinisë Islame në Cyrih, Lulzim Lecaj, e vizitoi medresenë në Gjilan, ku zhvilloi një takim me koordinatoren e kësaj medreseje, zonjën Merita Boroci- Rahimi.
Lulzim Lecaj e informoi koordinatoren Boroci-Rahimi për aktivitetet e xhamive shqiptare në Zvicër, me theks të veçantë u ndal në aktivitetet që dita-ditës sa vinë e shtohen, si në sasi, ashtu edhe në cilësi. Me këtë rast, bibliotekës së medresesë në Gjilan iu dorëzuan 50 ekzemplarë nga libri “Kur’ani dhe psikologjia”.


