Forcat e koalicionit të udhëhequra nga sauditët rrëzojnë një dron nga Jemeni

Mos i humb

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga sauditët kanë shkatërruar një dron të ngarkuar me eksplozivë të drejtuar nga pjestarët e lëvizjes Huthi nga Jemeni në pjesën jugore të Arabisë Saudite.

Zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Maliki, në një deklaratë për agjencinë zyrtare Saudite SPA, tha se droni i rrëzuar ishte i ngarkuar me eksplozivë dhe drejtohej nga rebelët Huthi të Jemenit.

Maliki tha se droni ishte “dërguar në mënyrë sistematike dhe të qëllimshme për të qëlluar mbi civilët”

Lëvizja Huthi ende nuk është pronocuar lidhur me incidentin.

Jemeni vazhdon të mbetet i përfshirë nga dhuna që nga viti 2014, kur grupi Huthi i lidhur me Iranin pushtoi pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua një vit më vonë, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë filluan një fushatë masive ajrore që kishte për qëllim parandalimin e avancimit të rebelëve në Jemen dhe të mbështeste qeverinë pro-saudite të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit