Tetë militantë raportohet se janë vrarë në një aksion të forcave të sigurisë në Gadishullin e Sinait në Egjipt, bëri të ditur një burim i sigurisë lokale.
Forcat e sigurisë bastisën një ndërtesë ku një numër i të dyshuarve u vendosën në qytetin Arish të Sinait Verior.
Ai tha se forcat u sulmuan nga militantët, ku sipas burimit, armë dhe eksplozivë u gjetën në posedim të militantëve.
Gadishulli i Sinait ka mbetur epiqendra e një rebelimi militant që nga mesi i vitit 2013, kur ushtria përmbysi Mohamed Morsin, presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, në një grusht shteti ushtarak në vitin 2013./Rtv islam/