Forcat izraelite arrestuan 17 palestinezë

Mos i humb

Forcat izraelite në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor të pushtuar arrestuan 17 palestinezë.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se 17 palestinezë u arrestuan nga policia dhe ushtria izraelite në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor.

Gazetari i AA-së mëson se dhjetë palestinezë janë arrestuar në Kudsin Lindor ndërsa të tjerët në disa qytete të Bregut Perëndimor.

Pjesëtarët e forcave izraelite të sigurisë gati çdo ditë në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor me arsyetime të ndryshme arrestojnë palestinezë.

Të dhënat zyrtare palestineze tregojnë se në burgjet izraelite gjenden rreth 6.500 palestinezë, prej tyre 450 janë në paraburgim administrativ, 12 deputetë dhe 300 të mitur./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit