Forcat izraelite plagosin 3 palestinezë në Gaza

Mos i humb

 

Si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve të Izraelit në protestat paqësore në kufirin lindor të Rripit të Gazës, 3 palestinezë janë plagosur.

Sipas informacioneve nga burimet shëndetësore, si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat paqësore të organizuara në kufirin lindor të qytetit Han Yunus, një palestinez është plagosur me plumb të vërtetë.

Kurse dy të tjerë janë ndikuar nga gazi lotsjellës. Personat që u plagosën dhe u prekën nga gazi lotsjellës u dërguan në Spitalin Evropian në Han Yunus.

Në anën tjetër në ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë në kufirin lindor të Gazës dy palestinezë janë plagosur me plumba të vërteta.

Palestinezët, që nga dita e premte më 30 mars në kuadër të përvjetorit të 42-të të Ditës së Tokës filluan demonstratat e tyre paqësore nën emrin “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës që gjendet nën bllokadën e Izraelit.

Ushtarët izraelitë janë duke hapur zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Në protesta deri më tani janë martirizuar 53 palestinezë, në mesin e të cilëve ka gazetarë dhe fëmijë, ndërsa 8.000 të tjerë janë plagosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit