Forcat turke arrestojnë 33 të dyshuar të FETO-s në gjithë vendin

Mos i humb

Forcat turke të sigurisë arrestuan sot 33 persona nën dyshimin për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi.

Në operacionet në provincën veriperëndimore Kocaeli, policia nga njësia kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar arrestoi shtatë të dyshuar, përfshirë një toger të shkarkuar dhe gjashtë ish-studentë të shkollës ushtarake.

Arrestimet ndodhën gjatë operacioneve të njëkohshme në Stamboll dhe Bursa pasi prokurorët në Kocaeli lëshuan fletarrestime për nëntë të dyshuar si pjesë e një hetimi mbi depërtimin e FETO-s në Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë.

Përpos kësaj, në kryeqytetin Ankara policia që lufton krimet financiare arrestoi katër të dyshuar nga nëntë persona të cilët ishin shpallur në kërkim dhe të cilët akuzohen për përdorimin e ByLock, aplikacioni i koduar i mesazheve i grupit terrorist.

Ndërkohe, vazhdon kërkimi për shtatë të dyshuarit e mbetur.

Përpos kësaj, 22 të dyshuar të tjerë të FETO-s u arrestuan në operacione të njëkohshme në 14 provinca turke, nga Samsun në bregdetin e Detit të Zi; në provincën jugore Adana dhe provincën Balıkesir në rajonin e Marmarasë.

Burimet e sigurisë thanë se arrestimet u bënë pasi prokurorët në Tekirdağ lëshuan fletarrestime për 15 të dyshuar se kanë qenë në kontakt me anëtarë të lartë të grupit terrorist.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, në të cilin 251 njerëz u martirizuan dhe gati 2.200 u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit