Bolivi, anulohen akuzat për terrorizëm kundër Moralesit

Mos i humb

Gjykata boliviane ka anuluar akuzat për terrorizëm dhe kryengritje kundër ish-presidentit Evo Morales, menjëherë pas fitores presidenciale të Luis Arce-s nga partia e majtë Lëvizja Për Socializmin (MAS).

Avokati i Moralesit, Wilfredo Chavez, në një deklaratë për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE tha se urdhri i arrestit dhe padia gjithashtu janë anuluar.

Procesi i hapur nga qeveria e përkohshme e senatores së krahut të djathtë Jeanine Anez “mbetet në hapat e parë” në lidhje me Moralesin sepse “procedurat e rregullta të komunikimit ligjor ndërkombëtar nuk janë kryer” për të njoftuar Moralesin apo për ta thirrur atë për të dëshmuar, tha Chavez.

Vendimi erdhi disa ditë pasi partia e Moralesit, MAS, fitoi zgjedhjet me 55,1 për qind të votave.

Morales u përball me akuza për terrorizëm dhe kryengritje nëntorin e kaluar, pak pasi dha dorëheqjen nga posti i tij nën presionin ushtarak dhe mori azil në Meksikë, përpara se të udhëtonte në Argjentinë, ku po qëndron tani.

Qeveria e përkohshme gjithashtu kërkoi nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (Interpol) që të lëshojë një fletarrestim kundër ish-presidentit, por kërkesa është refuzuar nga organizata me arsyetimin se akuzat kundër Moralesit ishin “krim politik”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit