![]()
Forcat ajrore turke gjatë një aksioni antiterrorist të kryer në veri të Irakut, kanë neutralizuar tre terroristë të PKK-së, njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes.
Aksioni është kryer në rajonin Gara, ndërsa në koordinim me operacionin “Kthetra”, bëri të ditur Ministria në rrjetet sociale.
Turqia më 27 maj në luftën kundër organizatës terroriste PKK në veri të Irakut nisi operacionin “Kthetra”, ndërsa më 13 korrik operacionin “Kthetra II”.
Në operacionin “Kthetra” janë neutralizuar 71 terroristë, bëri të ditur Ministria të hënën.


