FOTO/ Aksident në Lushnje, automjeti përplas qytetarin

Mos i humb

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnje.

Aksidenti ka ndodhur në vendin që njihet si ish ndërmarja e përpunimit të qumështit, ku një automjet tip Benz ka goditur një qytetar, i cili po udhëtonte me biçikletë, raporton gazeta shqip.

Raportohet se shtetasi Vath Xheka, ishte duke ecur me biçikletë, kur u godit nga mjeti tip benz. Nga të dhënat e para mësohet se i plagosuri ka marrë plagë të shumta.

Xheka është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Policia është në vendngjarje por ende janë të paqarta shkaqet e aksidentit të ndodhur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit