FOTO-HAP PAS HAPI/ Si Dhurata Saliaj dhe Mexhit Picari përgatitën vrasjen e Kudret Saliajt në lokal

Mos i humb

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e arrestit me burg për Dhurata Saliajn dhe Mexhit Picarin, që akuzohen për vrasjen e Kudret Saliaj, të premten e kaluar në një lokal në zonën e ish-ekspozitës në Tiranë.

Edhe pse sot në seancë Dhurata mohoi të kishte dijeni se babai i saj do të vriste ish-burrin, pamjet filmike tregojnë krejt të kundërtën.

Sipas prokurorisë, para seancës, ata kanë kontrolluar për të parë Kudret Saliajn në ambientet e gjykatës dhe rrotull saj.

Gjatë vëzhgimit kanë vënë re në një kafene avokatin e tij.

Në fotot më poshtë duket e gjithë dinamika e ngjarjes, ku Dhurata Saliaj mban një cantë, në të cilën dyshohet se ka qenë arma e krimit, të cilën e ka marrë Mexhit Picari, që ka qëlluar brenda në lokal ish-dhëndrin e tij duke e lënë të vdekur dhe duke plagosur avokatin Adriatik Cama.

Pas ngjarjes të dy largohen në të njëjtin drejtim

11:36:28 – Kudret Saliaj ka hyrë në bar-kafe dhe është ulur në tavolinën ku ndodhej shtetasi Adriatik Cama.

11:46:11 – Në verandën e lokalit ka shkuar shtetasja Anila Trifoni, e cila është ulur në tavolinë ku ndodheshin Kudret Saliaj dhe shtetasi Adriatik Cama.

11:52:04 – Dhurata Saliaj ishte e ulur me shpinë nga Kudret Saliaj, Adriatik Cama dhe Anila Trifoni, ndërsa përballë saj është ulur shtetasi Mexhit Picari.

11:52:52 – 48 sekonda pasi shtetasi Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë hyrë në lokal, kjo e fundit mbante në dorë një objekt me ngjyrë të zezë.

11:53:03 – 11 sekonda më pas, shtetasi Mexhit Picari ka zgjatur dorën e djathtë drejt objektit, në dukje si ajo e një arme të zjarrit, të llojit pistoletë.

11:53:07 –Picari është ngritur nga tavolina, ku me të dyja duart ka mbajtur pistoletën dhe duke e mbushur atë ka përparuar drejt tavolinës me tre persona.

11:53:09 – Tre sekonda më vonë ai ka hapur zjarr, duke qëlluar katër herë drejt Kudret Saliajt dhe një herë drejt avokatit Cama.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit