Takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit, flet Heiko Maas: Kemi nevojë të vazhdojmë procesin e integrimit, e ardhmja e rajonit në BE

Mos i humb

Gjatë ditës së sotme, Ministri Federal i Punëve të Jashtme Heiko Maas çeli takimin virtual mes Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit.

Në fjalën e tij, si mikpritësi i këtij takimi, Ministri Maas nënvizoi domosdoshmmërinë për të çuar përpara procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

foto galeri

 

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë progres të qëndrueshëm në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me Marrëveshjen e Prespës Shkupi dhe Athina treguan lidership politik me rëndësi historike. Kjo është arsyeja pse bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të nisin tani. Falënderoj Presidencën Portugeze për marrjen përsipër të kësaj detyre për më tej – do të ketë mbështetjen tonë të plotë!

Më lejoni të jem i qartë: të gjithë ne e dimë që politika e brendshme mund të kufizojë hapësirën e lëvizjes për politikën e jashtme. Kuptojmë gjithashtu që çështje të caktuara të historisë dhe identitetit janë delikate. Por çështje të tilla dypalëshe nuk do të duhej të pengonin gjithë procesin e anëtarësimit”, tha Maas.

Po ashtu, Maas shkroi edhe në Tëitter se e ardhmja e shteteve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

“E ardhmja e të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor qëndron në #BE. Ne kemi nevojë për të rifilluar procesin e zgjerimit dhe për të ecur përpara me pajtimin rajonal. Ky ishte mesazhi im në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të Procesit. #Berlin”, shkruan Maas.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit