Franca vendos sanksione ndaj Ministrisë iraniane të Inteligjencës

Mos i humb

Franca ka vendosur sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës të Iranit dhe ka ngrirë në gjashtë muaj pronën e Drejtorisë për Siguri të Brendshme e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Inteligjencës.

Në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Jashtme franceze ajo e Brendshme dhe e Ekonomisë thuhet se Franca ka marrë “masa proporcionale parandaluese në formën e miratimit të masave kombëtare të ngritjes së aseteve të z. Assadollah Asadi dhe z. Saeid Hashemi Moghadam, shtetas iranianë si dhe të sigurisë kombëtare të Ministrisë së Inteligjencës së Iranit”.

Asadi është një diplomat i akuzuar për krijimin e një komploti kundër një proteste të opozitës iraniane në Paris. Ai u arrestua në Gjermani dhe do të ekstradohet në Belgjikë, ku do të ballafaqohet me ndjekje penale.

“Një tentativë për sulm në Villepinte u parandalua më 30 qershor në Paris. Një incident me një gravitet të tillë në territorin tonë kombëtar nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Në marrjen e këtij vendimi, Franca thekson vendosmërinë e saj për të luftuar terrorizmin në të gjitha format, veçanërisht në territorin e saj”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tri ministrive franceze.

Njoftimi vjen pasi policia franceze bastisi një qendër islamike shiite në veri të Francës ku si pjesë e masave kundër terrorizmit arrestoi 11 udhëheqës të saj.

Autoritetet franceze po ashtu ngrinë pasuritë financiare të kësaj qendre, e cila drejtohet nga Yahia Gouasmi, i njohur për pikëpamjet e tij anti-sioniste dhe lidhjet me Iranin.

Mbetet e paqartë nëse bastisjet janë të lidhura me komplotin e bombës kundër një grupi opozitar të Iranit, Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), në Paris këtë qershor./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit