FRANCË – Bisedime Macron-Merkel-Putin për aplikimin e armëpushimit në Siri

Mos i humb

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojnë sot bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin për aplikimin e armëpushimit në Siri, njoftoi presidenca franceze.

“Këshilli i Sigurimit sapo miratoi njëzëri një rezolutë ku kërkon një armëpushim prej 30 ditësh në Siri. Kjo është një etapë e domosdoshme, ndërkohë që Merkel dhe Macron do të bisedojnë me presidentin Putin për aplikimin e kësaj rezolute dhe mbi udhërrëfyesin politik të domosdoshme për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme në Siri”, thekson Elizeja.

“Ne do të jemi në orët në vijim dhe ditët e ardhshme jashtëzakonisht vigjilentë mbi aplikimin konkret, armëpushimi duhet të respektohet dhe karvanet humanitare duhet të arrijnë pa vonuar në zonat më të prekura nga dhuna dhe mungesat. Evakuimi mjekësor urgjent duhet të aplikohet pa pengesa”, thuhet në këtë komunikatë të presidencës franceze.

“Të gjitha vendet e përfshira duhet të veprojnë për aplikimin e plotë, në ditët në vijim, të angazhimeve të marra, duke filluar nga garantuesit e Astanas, Rusia, Turqia dhe Irani”, theksohet në këtë komunikatë, ndëkohë që u nevojitën më shumë se 15 ditë bisedime mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit për të arritur në rezolutën që u votua dje në mbrëmje OKB./

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit