Francë, shkon në 27.425 bilanci i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 521 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 214.690, njoftoi Ministria franceze e Shëndetësisë në një njoftim.

Ministria tha se 20.463 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 2.299 në njësitë e kujdesit intensiv.

Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka vazhduar të bie për të 36-tën ditë radhazi.

Në 24 orët e kaluara, 970 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 59.605.

Ministria njoftoi se në 24 orët e fundit, jetën kanë humbur 351 persona në spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar, me çka numri i viktimave ka shkuar në 27.425, ndërsa prej tyre, 10.201 janë persona që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit.

Sipas të dhënave të 24 orëve të fundit, Franca shënoi rritje në bilancin ditor të viktimave krahasuar me një ditë më parë.

Ndërkohë, autoritetet në L’Herault dhe Haute-Garonne ndaluan jelekët e verdhë të organizojnë protesta në Montpellier dhe Bordeaux të shtunën.

Për shkak të masave kundër pandemisë, jelekët e verdhë tashmë dy muaj nuk kanë mundur të organizojnë protesta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit