Francë, shpërthimi në një fermë gruri shkaktoi 11 të plagosur

Mos i humb

Të paktën 11 pesona janë plagosur pas një shpërthimi që ndodhi sot në një fermë e cila meret me prodhimin e grurit. Sipas mediave lokale silosi i grurit ka shpërthyer nga shkaqe të panjohura në fermën e cila ndodhet në qytetin lindor të Francës, Strasburg.

Incidenti ka ndodhur në orët e mëngjesit në portin në lumin Ren, e cila ndodhet në kufirin mes Francës dhe Gjermanisë, raportojnë mediat lokale.

Shpërthimi ka shkaktuar flakë të madhe dhe tym.

Në vendin e shpërthimit kanë mbërritur rreth 70 zjarrfikës dhe në vijim është një operacion i madh shpëtimi në fermë.

Agjencia për Mbrojtjen Civile të Francës ka ftuar opinionin përmes llogarisë së saj në Twitter që t’i shmangen vendit të incidentit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit